E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

OceanGate: 5 personat në bordin e nëndetëses TITAN kanë vdekur

Nella combo Hamisc Harding , Shahzada Dawood , Stockton Rush e Paul-Henry Nargeolet tutti a bordo del sommergibile disperso da ieri nelle profondità dell'Oceano Atlantico durante la spedizione sulle tracce del relitto del Titanic, Roma, 20 Giugno 2023. +++ATTENZIONE LA FOTO NON PUO' ESSERE PUBBLICATA O RIPRODOTTA SENZA L'AUTORIZZAZIONE DELLA FONTE DI ORIGINE CUI SI RINVIA+++ NPK++

Roja Bregdetare Amerikane njoftoi të enjten se të pesë personat që ishin në bordin nëndetëses Titan kanë humbur jetën.

Njoftimi vjen pas një deklarate të kompanisë amerikaë ‘OceanGate Expeditions’,që kishte prodhuar nëndetësen, e cila shprehu keqardhje për vdekjen e 5 personave dhe ngushëllime për familjarët e tyre.

Autoritetet amerikane dolën në këtë përfudnim paso një robot kërkimi zbuloi mbetjet e nëndetëses e cila dyshohet se për shkak të një problemi teknik shpërtheu nën ujë. Copat e gjetura të metalit dëshmojnë për humbje katastrofike oksigjeni në dhomën e presionit të nëndetëses.

Megjithatë Roja Bregdetare tha se do të vazhdonte kërkimet në zonën ku u gjetën mbetjet e mjetit nënujor.

Reklamë

Në bordin e nëndetëses ndodhej eksploruesi francez Paul-Henri Nargeolet, një ish oficer i marinës Stockton Rush, themelues dhe shef ekzekutiv i kompanisë OceanGate Expeditions, miliarderi britanik Hamish Harding si dhe një biznesmen me origjinë pakistaneze dhe djali i tij 19-vjeçar. Secili nga këta pasagjerë kishte paguar një biletë prej 250 mijë dollarësh për udhëtimin në fund të oqeanit që iu mori jetën të pestë burrave.

Nëndetësja u zhyt në atlantik të dielën në orën 8 të mëngjesit në afërsi të brigjeve kanadeze dhe humbi kontaktet me anijen që e shoqëronte rreth 2 orë më vonë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë