Organizata Boterore e Shendetësisë iu ka bërë thirrje vendeve të pasura për të mbështetur progeramin “COVAX” për shpërndarjen e vaksinave anti-covid tek vendet e varfra. Kreu i obsh-së ,tha se shtetet duhet të dhurojnë 10 milionë vaksina kundër Covid-19.

“COVAX ka nevojë për 10 milion doza menjëherë si një masë urgjente e ndalimit në mënyrë që vendet e varfra  të fillojnë të vaksinojnë punonjësit e tyre shëndetësorë dhe te moshuarit  brenda dy javëve të ardhshme. Dhjetë milion doza nuk janë shumë dhe nuk janë pothuajse të mjaftueshme, por është një fillim”, tha kreu i OBSH-së, Tedros Ghebreyesus.

Rreth 20 vende janë ende duke pritur doza vaksinash nga COVAX, mes tyre edhe Shqipëria dhe Kosova.

“Në fillim të vitit, unë i bera  thirrje vendeve të pasura  që të punojnë së bashku për të siguruar që të gjitha vendet të fillojnë vaksinimet brenda 100 ditëve të para të vitit. Tani, kanë mbetur afro 15 ditë për të siguruar që 36 vendet që ende nuk kanë administruar një dozë të vetme do të jenë në gjendje të fillojnë të imunizojnë të paktën popullatat e tyre më të rrezikuara. Nga këto kombe, 16 janë planifikuar të marrin vaksina brenda dy javëve të ardhshme, por 20 vendeve nuk u është caktuar akoma asnjë vaksinë.”

COVAX është një platformë ndërkombëtare që synon të japë dy miliardë doza në vendet më të varfra të botës brenda vitit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *