E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Objektivi i atentatit në Vlorë me rekorde kriminale

Detaje të reja dalin në dritë nga e kaluara e 33 vjeçarit të cilit ju bë atentat të dielën në Vlorë.

 

Informacionet bëjnë me dije se shtetasi Romario Alliraj është i njohur për drejtësinë ai ka qenë i dënuar më herët nga Gjykata e Vlorës, madje ka qenë edhe në burg.  Alliraj ka qenë dënuar me katër muaj burg për veprat penale: Mashtrim,  trafikim i lëndëve narkotike dhe përdorim i automjetit pa leje drejtimi.

 

Reklamë

33 vjeçari mësohet se ka blerë një automjet dhe më pas nuk ka paguar lekët, ndërkohë ai kishte përvetesuar edhe një tjetër automjet me herët, vepër për të cilën është dënuar në vitin 2017 me burg.

 

Përplasja me armë zjarri është regjistruar në aksin rrugor Levan-Vlorë, tek Ura e Mifolit pranë Novoselës, ku 33 vjeccarit i ishtë zënë pritë. Fatmirësisht, Romario Alliraj u ka shpëtuar plumbave dhe ka marrë vetëm lëndime të lehta nga përplasja e mjetit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë