Ish-presidenti amerikan, Barack Obama ka bërë një tjetër gjest magjik edhe këtë Krishtlindje.

 

Obama u shndërrua në ‘Babagjysh’ dhe zhvilloi një vizitë surprizë në spitalin e Kombëtar të Fëmijëve në Washington.

 

Ish-presidenti amerikan shpërndau dhurata për të gjithë fëmijët ndërsa shpreu falenderime për të gjithë.

 

“Unë vetëm dua t’i them faleminderit të gjithë juve djema. Ne kemi pasur rastin të flasim me disa nga fëmijët e mrekullueshëm dhe me familjarë te tyre. Si baba i dy vajzave, unë vetëm mund ta imagjinojë një situatë të tillë kur infermierët , stafi dhe njerëzit që duan të kujdesen për ta. Kjo është gjëja më e rëndësishme për ta”.

 

Ndërkohë në lidhje me këtë surprizë ka reaguar edhe vetë spitali I Fëmijëve në Tëitter, I cili e falenderoi ish-presidentin që u ktheu lumturinë fëmijëve në këtë spital.

 

“Faleminderit Barack Obama për të bërë ditën e këtyre pacientëve kaq të ndritur. Ju ngrohët korridoret tona dhe vutë buzëqeshje në fytyrat e të gjithëve! Pacientët tanë donin kompaninë tuaj dhe dhuratat e juaja”

 

Vitin e kaluar Obama zhvilloi një vizitë në një shkollë të mesme ku dhe aty ishte veshur po si “babagjysh”.

 

https://twitter.com/childrenshealth/status/1075507032537620480

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *