Subscribe

Raportet mes SHBA dhe Filipineve jane tensionuar, pasi presidenti filipinas Rodrigo Duterte ofendoi shefin e Shtëpisë se Bardhe, Barack Obama. Fyerja personale e detyroi Obamen te anulonte nje takim qe do te mbanin dy lideret, e qe do te fokusohej tek vrasjet e 2400 personave te dyshuar si trafikante droge ne Filipine. Vrasjet qe mund te kene qene te paligjshme kane ndodhur vetëm ne dy muajt e pare pas ardhjes se tij ne pushtet. Duterte iu përgjigj ashpër gazetareve qe e pyeten per takimin me Obamen.

Rodrigo Duterte: Nuk jam kukull e amerikaneve. Une jam president i nje shteti sovran, nuk jemi me koloni. Zoti im i vetëm eshte populli filipinas dhe askush tjetër.

Edhe me heret Rodrigo Duterte ka qene i njohur per fjalorin e papërshtatshëm, por sulmi ndaj Obames shkaktoi nje impakt diplomatik. Per kete përmes nje deklarate, zyra e tij shprehu me pas keqardhjen qe fjalët u interpretuan si sulm personal ndaj Obames, ndërsa theksoi se eshte e rëndësishme qe te sheshohen mosmarrëveshjet. Dy presidentet do te takoheshin ne Laos, ku jane mbledhur liderët e vendeve te Azisë Juglindore, nje mundësi per te forcuar raportet me fqinjët, apo me fuqi si SHBA.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *