Obama në Kanada: Rendi ndërkombëtar po vihet në provë

Ish presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka thënë sot nga Kanadaja se rendi ndërkombëtar po vihet ne provë, por kurrsesi ajo nuk duhet të izolohet.
“Është e qartë prej një fare kohe që bota ka arritur një pikë ku gjërat po shkojnë ndryshe”, tha Obama në një fjalim në Pallatin e Kongreseve në Montreal.
“Në periudhën e informacionit të shpejtë, ku televizioni dhe Twitter na informojnë me një shpjetësi të vazhdueshme me lajme të këqija dhe shpesh të pavërteta, duket sikur rendi ndërkombëtar që kemi ndërtuar është në mënyrë të përhershme në provë dhe se qendra nuk mund të mbajë më.
Në një botë në luftë me varfërinë, pabarazitë shoqërore, terrorismin dhe migracionin masiv, me ardhjen në pushtet të ‘të fortëve’, të nacionalizmit apo proteksionizmit ekonomik këto fenomene janë mëse të kuptueshme”, ka thënë Obama.




