Subscribe

Una vogëlushja 4 vjeçare që është bërë virale në rrjet me dashurinë që tregon ndaj kafshëve dhe natyrës.

Shprehjet e saj kanë bërë xhiron e rrjetit. Vogëlushja e famshme në rrjet ka qenë prezente bashkë me nënë e saj në “Vizioni i Pasdites” të moderatores Brikena Prifti në Vizion Plus.

Pjesë nga biseda:

Brikena Prifti: A i do shumë kafshët? Kë do më shumë?

Una: Përzemër kam më shumë qenin.

Brikena Prifti: E kemi parë edhe te videot, duket që i do shumë. Krenare keni kafshë në shtëpi, si lindi dashuria e Unës për kafshët?

Krenarja: Unë sa herë kam kohë të lirë, i çoj fëmijët ën natyrë. Edhe Una dhe Dalina i kanë dashur shumë kafshët, qoftë macet qoftë qentë. Sa herë kam kohë të lirë i çoj vajzat në Kopshtin Zoologjik.

/Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *