E diel, 15 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Nxënësit nisin pushimet dimërore, prindërit të pakënaqur me mësimin në distancë

Në ditën e fundit të mësimit për këtë vit kalendarik, përpara pushimeve dimërore, nxënësit përsëritën të njëjtat shqetësime përsa i përket mësimit ne distance. Nëse do t’ju duhet të zgjidhnin mes mësimit në bankat e shkollës apo atij online, një pjesë e tyre nuk do ta preferonin këtë të fundit.

 

“Ne që jemi në klasën e nëntë do ishte më mirë ta bënim mësimin vetëm në shkollë. Mësimi online ndonjëherë është i vështirë për ne nxënësit, për kuptimin e koncepteve.”

 

Reklamë

“Orët bëhen të shkurtuara, mësimet nuk merren vesh, kemi dhe shumë ngarkesë.”

 

Edhe pse viti i tretë i gjimnazit është i përjashtuar nga mësimi i kombinuar, kjo maturante thotë se ka disa mungesa nga mësimi online i vitit të shkuar shkollor.

 

“Fakti që e bëjmë mësimin vetëm fizikisht na ka ndihmuar shumë, ndryshe nga mësimi i kombinuar që bëjnë vitet e para dhe të dyta.  Mësimin online e kemi provuar në vit të dytë. Na ka lënë me shumë mungesa, të cilat nuk i kemi rekuperuar gjatë këtij viti, pasi jemi fokususar më shumë te lëndët e vitit të tretë dhe te përgatitja për maturën shtetërore.”

 

Përpos mungesave të procesit në distancë nga shtëpia, disa prindër shprehen se reduktimi i orëve ka cënuar mësimnxënien.

 

“Natyrisht që reduktimi i orëve ka ndikuar se s’është njësoj si katër orë mësim, si dy orë mësim.”

“Më mirë të vijnë fëmijët vetëm në shkollë për të bërë mësim, sepse online here bëhet, herë nuk bëhet, Ndonjëherë e kemi dhe ne të vështirë të futemi, edhe s’dimë shumë. Pastaj interneti, herë e kemi e herë jo.”

 

Sipas vendimit të fundit nga Ministria e Arsimit, pas pushimeve dimërore, mësimi në shkolla dhe universitete do të rinisë më 11 janar.

 

 

 

 

Më shumë video

Reklamë