Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
20 April 2026
Vizion fokus

Zjarr masiv shkatërron fshatin bregdetar në Malajzi, mbi 9...

Anëtarët e Hamasit abuzojnë s*ksualisht dhe shantazhojnë vejushat e...

Fati i armëpushimit dhe bisedimeve për paqe mbetet i...

Ish-presidenti Radev triumfon në zgjedhjet në Bullgari

Zyrtari iranian: Ngushtica e Hormuzit nuk do të dorëzohet...

Deklarata e Trump për sekuestrimin e një anijeje iraniane,...

Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushtica e...

Paralajmëron Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar ende!

Trump: SHBA ndalon me forcë anijen iraniane në Gjirin...

Kaos dhe vonesa në aeroporte, shmangni fluturimet me tranzit...

Nxënësit e shkollave të mesme në Rusi do të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

21 Gusht 19:40

Nxënësit e shkollave të mesme në Rusi do të mësojnë si t’i përdorin dhe si t’i luftojnë dronët ushtarakë në vitin e ri shkollor, sipas planit mësimor të publikuar të hënën nga Ministria e Arsimit e Rusisë.

 

Moska njoftoi në nëntor të vitit të kaluar se do ta kthejë sistemin sovjetik për stërvitjen e fëmijëve nga viti 2023, në një kohë kur po e vazhdon luftën tashmë 18-mujore në Ukrainë.

 

Lënda e dronëve, të cilën do ta mësojnë fëmijët nga mosha 15 vjeçe deri në atë 17 vjeçe, po futet nëpër shkollat e mesme tani që territori rus është duke u sulmuar pothuajse çdo ditë nga dronët ukrainas dhe në një kohë kur përdorimi i tyre në konflikt po bëhet i rëndësishëm.

 

Sipas uebsajtit të Ministrisë së Arsimit të Rusisë, nxënësit do të “mësojnë mënyrat sesi mund të përdorën në luftë mjetet ajrore (UAVs)”.

 

Ata do të kryejnë, po ashtu, “detyra praktike për pilotimin e dronëve”, si dhe “do të mësojnë algoritmin e luftimit të dronëve të armikut”.

 

“Futja e një lënde të tillë në shkolla do ta bëjë të mundur përgatitjen sistematike të qytetarëve tanë për konfrontim të mundshëm me armikun”, tha ligjvënësi Sergei Mironov në nëntor 2022, kur bëri fushatë për kthimin e lëndës për stërvitjen e nxënësve.

Qëkur Moska e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës më 24 shkurt 2022, autoritetet ruse e kanë udhëhequr një fushatë të gjerë për rritjen e patriotizmit nëpër shkolla.

 

Shkollat janë urdhëruar ta lëshojnë himnin kombëtar dhe ta ngrenë flamurin në fillim të çdo jave.

 

Kremlini po ashtu futi në plan edhe orë mësimore – të cilësuar si “biseda të rëndësishëm” – për mesimin e revizionizmit të Luftës së Dytë Botërore, vlerave ruse dhe narratives zyrtare të Moskës se trupat e saj “po i mbrojnë” bashkatdhetarët në Ukrainë./REL/

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Drone lufte nxenes Rusi Ukraine

Nga e njëjta kategori

Zjarr masiv shkatërron fshatin bregdetar në Malajzi, mbi 9 000 banorë mbeten të pastrehë

më shumë...

Anëtarët e Hamasit abuzojnë s*ksualisht dhe shantazhojnë vejushat e bashkëluftëtarëve të tyre, akuza tronditëse nga gratë në Gaza

më shumë...

Fati i armëpushimit dhe bisedimeve për paqe mbetet i paqartë teksa SHBA-ja kap një anije iraniane

më shumë...

Ish-presidenti Radev triumfon në zgjedhjet në Bullgari

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:26

Një i arrestuar dhe dy zyrtarë nën...

10:17

Si duhet ta merrni vitaminën D që...

10:02

Zjarr masiv shkatërron fshatin bregdetar në Malajzi,...

10:01

Anëtarët e Hamasit abuzojnë s*ksualisht dhe shantazhojnë...

9:53

Vijon zjarri në landfillin e Bushatit, zjarrfikësit...

9:49

Fati i armëpushimit dhe bisedimeve për paqe...

9:11

Lëvizte i armatosur me pistoletë, arrestohet 32-vjeçari...

8:59

Ish-presidenti Radev triumfon në zgjedhjet në Bullgari

8:55

Zyrtari iranian: Ngushtica e Hormuzit nuk do...

8:40

Deklarata e Trump për sekuestrimin e një...

8:31

Drejtori i ri i Policisë së Shtetit,...

8:17

Horoskopi sot: Java nis me mundësi të...

7:58

Moti sot: Reshje shiu në disa zona,...

10:46

Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga...

10:29

Paralajmëron Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar ende!

10:08

Trump: SHBA ndalon me forcë anijen iraniane...

9:46

Vitamina D, ja kur dhe si ta...

9:07

Zjarri në Landfillin e Bushatit, vijon ndërhyrja...

8:52

Kaos dhe vonesa në aeroporte, shmangni fluturimet...

8:33

Politika të dedikuara për diasporën! Remitancat jo...

Më të klikuarat

  • Çoi turistët në Ujëvarën e Sotirës dhe po eksploronte natyrë...
  • Shtohen rastet me Sifiliz e Hiv Aids, mjekët apelojnë për kr...
  • Të shtëna me armë në SHBA, vriten 8 fëmijë
  • Përplasja mes Veliajt e Dados, zbardhet debati i seancës në...
  • Zjarri në Tiranë, ja momenti kur flakët nga mbeturinat ̶...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.