Një pjesë e mirë e nxenësve të helmuar nga ushqimi jashtë shkollës së Postribës jane rikthyer sërish në spital. Fëmijet e helmuar ne fast food të enjten kane pasur sërish komplikacione në shendet, përshirë të vjellat dhe dhimbje barku.

 

Kjo ka bërë qe pjesa më e madhe të marrin serish ndihme mjekesore mbrëmjen e kësaj te premte në spitalin e Shkodrës.

 

Mësohe se te pakten 6 nxënes jane shtruar pasi kane paraqitur perkeqesim te gjendjes se tyre. Prinderit tregojne rreth simptomave te cilat jane kryesisht dhimbje barku dhe te vjella. Ata akuzuan fast food-in ngjitur me shkollen për këtë situate.

 

Fëmijët e shtruar ne spital thane se shqetesimet i nisën pak pasi kishte konsumuar ushqim në Fast Food. konsumimit te nje sandëich po ne kete fast food. Policia tha se jane helmuar 12 fëmijë ndërsa e verteta eshte se nga e enjta e deri të premten në mbrëmje jane paraqitur në spital të pakten 45 nxënes të shkollës se Postribës.

 

AKU dhe ISHSH kane nisur hetimet për te zbuluar shkaqet nga erdhi helmimi ndërsa u shoqeruan në komisariat edhe pronaret e fast foodit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *