E diel, 15 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Nxehtë në bregdet, vranësira dhe shi në zonat malore, ja parashikimi motit për sot

Edhe për kete te mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat do të bëhen prezente në orët e mesditës.
Përgjatë maleve në veri të vendit vranësirat do të pasohen nga reshje lokale shiu.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 13m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen: në zonat malore 17 deri 32°C, në zonat e ulëta 19 deri 37°C dhe në zonat bregdetare 22 deri 36°C

Vazhdo të lexosh

Reklamë