Dhuna në familje mbetet nje fenomen shqetesues qe here pas here ka cuar edhe ne tragjedi.

 

Në Belsh,  forcat e rendit arrestuan nje person dhe nje tjeter është procedar në gjendje të lirë, pikerisht per shkak te nje konflikti familjar.

 

Policia bën me dije se në pranga ka rënë 61-vjeçarja me iniciale F.T, e cila ka rrahur nusen e djalit, ndonese ajo ka qenë ne urdhër mbrojtje.

 

Ndërsa kjo e fundit, është proceduar në gjendje të lirë për dhunën që ka ushtruar ndaj vjehrrit të saj.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasen F. T., 61 vjeçe, banuese në Belsh, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nuses së djalit të saj, shtetases M. T., e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. T., pasi ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrit të saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *