Numërohen mbi 88% e votave, si renditen partitë politike në Kosovë

Janë numëruar 88.04% e votave në Kosovë. Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 41.29% të votave, ose 306,556 vota.
Në vend të dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21.83% apo 162,033 vota, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 17.75% ose 131,798 vota.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma Socialdemokrate kanë siguruar 7.68% të votave, ose 56,994 vota, ndërsa Lista Serbe ka marrë 3.96%, apo 29,406 vota. Koalicioni për Familje ka siguruar 2.31%, ose 17,174 vota.
Sipas KQZ, në zgjedhjet e 9 shkurtit morën pjesë 799,954 qytetarë, duke shënuar një pjesëmarrje prej 40.59%.
Procesi i numërimit vijon, ndërsa priten rezultate të tjera në orët në vijim.
/vizionplus.tv




