Kur nga takimi mes kryeministrit Rama dhe liderit te opozitës Lulzim Basha na ndajnë vetëm dy dite; lobimi i ndërkombëtareve ka kaluar kufijtë e ambasadoreve dhe është ngjitur ne nje nivel me te larte. Ndihmës sekretarja amerikane e shtetit Viktoria Nuland, ka zhvilluar nje bisede telefonike me ish-kryeministrin Sali Berisha per reformën ne drejtësi. Sipas njoftimit te zyrës se shtypit pranë ish-Kryeministrit, ndihmës sekretarja e shtetit Nuland, ne kete bisede theksoi rendesine e madhe te kësaj reforme per integrimin e Shqipërisë ne Evrope dhe shprehu vlerësimin e saj ne përpjekjet e fundit te ambasadoreve te SHBA dhe BE, per nje kompromis midis palëve ne ditët qe vijnë.
Nga ana e tij, ish-kryetari i demokrateve Berisha i ka bere te qarte 3 kërkesat e opozitës; e para jane vendet e rezervuara; e dyta thjeshtimi i arkitekturës dhe e treta kërkesa e opozitës per te votuar, se bashku me nenet e reformës ne drejtësi, edhe nenin per votimin dixhital, biometrik. Sipas njoftimit, ndihmës sekretarja e shtetit, Nuland dhe zoti Berisha, vlerësuan shume te rëndësishëm nje kompromis te mundshëm ne ditët qe vijnë! Gjate se enjtes, Nuland zhvilloi nje bisede telefonike per reformën ne drejtësi edhe me kryetarin e PD Lulzim Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *