Ndihmes sekretarja amerikane e shtetit Viktoria Nuland do te vizitoje te dielen Tiranen per reformen ne drejtesi. Qellimi i vizites eshte zbardhur nga Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili ka saktesuar se ne 10 korrik pas vizites ne Kosove, nuland do te mberrije ne kryeqytetin shqiptar.
“Ndihmes sekretarja Nuland do te udhetoje drejt Tiranes, ku do te takoje zyrtaret e larte te qeverise, lideret politike dhe perfaqesues te shoqerise civile per te diskutuar ceshtje dypaleshe, zhvillimet ne rajon perfshi edhe reformen ne drejtesi.”
Axhenda e ndihmes sekretares se shtetit parashikon vizite ne Shkup, ne 11 korrik, ne Serbi dhe Qipro. Vizita ne Tirane e Viktoria Nuland vetem 10 dite para, moment kur eshte parashikuar votimi i ndryshimeve kushtetuese pritet te ndikoje ne ngercin e krijuar me reformen ne drejtesi. Ishte ndihmes sekretarja e shtetit Nuland, e cila dy dite para takimit Rama – Basha i telefonoi kryetarit te PD Basha dhe ish-kryetarit Sali Berisha ne perpjekje qe takimi i 6 qershorit te ishte i suksesshem, perpjekje qe rezultoi e deshtuar, pasi ky takim nuk prodhoi nje marreveshje per miratimin e reformes ne drejtesi