Subscribe

Pasi premtimi për të mundësuar votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit në parlamentaret e 25 Prillit nuk u mbajt, ministria që i përfaqësonte ata drejtpërdrejt, ajo e Diasporës u shkri. Vendimi i Edi Ramës për t’i vënë drynin, për drejtuesit e lëvizjes më të madhe të shqiptarëve që jetojnë përtej kufirit, “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” cilësohet si një mossukses i qeverisë.

 

FLORIAN HAÇKAJ

LEVIZJA “DIASPORA PER SHQIPERINE E LIRE

 

Pas gjithë atyre premtimeve të pambajtur kundrejt Diasporës në vend që të kishte një kërkesë ndjesë, këta shkuan në ekstrem dhe e shkrin fare. Ministria e Diasporës ishte një ministri pa portofol, pra e varur direkt nga kryeministri, kështu që në gjykimin tonë faji i mbetet qeverisë në përgjithësi dhe kryeministrit që nuk u përmbajt ky premtim.

 

 

BLEDAR MILAQI

LEVIZJA “DIASPORA PER SHQIPERINE E LIRE”

 

Pati një habi brenda lëvizjes, por po të shikojmë pak në retrospektivë, nuk është se gëzonte një pozicion të veçantë në qeverinë e mëparshme. Ishte një ministri pa portofol e cila në vijimësinë e saj pati rritje personeli, u fokusua në krijimin e koncepteve por nuk është se pati një lloj reflektimi të rëndësisë së saj.

 

Me gjithë vlerësimet për ish-ministrinë e drejtuar nga Pandeli Majko për ta bërë edhe më faktor diasporën, beteja për ta mbetet vetëm një, të përmbushet detyrimi ligjor i parashikuar në kodin elektoral, votimi i diasporës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

 

BLEDAR MILAQI

LEVIZJA “DIASPORA PER SHQIPERINE E LIRE”

 

E ka kapërcyer anën teknike, ka mbetur miratimi i akteve normative për sa i përket realizimit ligjor, pjesa teknike është konsumuar,  mbetet vullneti politik i partisë në pushtet  dhe forcave opozitare që të bashkëpunojnë pasi janë akte normative që kërkojnë miratimin e të gjitha forcave.

 

FLORIAN HAÇKAJ

LEVIZJA “DIASPORA PER SHQIPERINE E LIRE”

 

Do të shohim edhe dyert e gjykatave për ta detyruar shtetin shqiptar të na japi atë që me të drejtë i takon 1. 3 milionë shqiptarëve me të drejtë vote.

 

Kur kryeministri Edi Rama ende nuk e ka shpallur programin qeverisës, mbetet për t’u parë nëse do të jetë Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ajo që do t’i ngarkohet “diaspora”.

 

Në katër vitet e ekzistencës së saj përgjatë qeverisë “Rama 2” një sërë institucionesh u ngritën, funksionuan disa projekte me vëmendjen te identifikimi i të ashtuquajturit kombi i diasporës dhe i problematikave me tw cilat ai ndeshet, që në aspektin ekonomik, social, arsimor dhe kulturor.

 

Tanimë me shkrirjen e saj, mbetet në pikëpyetje nëse nismat e ndërmarra nga Pandeli Majko do të vazhdojnë apo do të mbeten një kujtim i kohës ku diaspora kishte edhe zërin e saj në qeveri.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *