E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 8 minuta më parë
Politikë

“Nuk qajmë te dera e Evropës”/ Genc Pollo-Ramës: Mos bëj të fortin

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo ka reaguar lidhur me intervistën e kryeministrit Edi Rama dhënë pë AFP-në, ku tha se Shqipëria “nuk do të qëndrojë në derën e Evropës dhe të qajë”.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, Pollo shkruan se arroganca e kreut të shtetit me Evropën do e vështirësojë akoma edhe më shumë rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.

 

Reklamë

Mes të tjerash, Pollo theksoi se në vend që të fliste për reformat, kryeministri bënte rolin e të “fortit”.

 

“Fare mirë mund të kishte thënë se “do të përmbush kushtet e Bundestagut si p.sh do të bëj zgjedhje parlamentare mbas miratimit të reformës zgjedhore; do të çoj për ndjekje penale ofiqarë rilindistë që kanë vjedhur votata etj, etj. Jo vetëm se i shërbejnë vendit por edhe se çelin portën e Bashkimit Europian”. Nuk e thotë këtë por bën të fortin. Mbas përfshirjes së qeverisë në korrupsion të lartë e krim të organizuar arroganca me ” nuk qaj tek dera jote” e vështirëson më tej integrimin europian të Shqipërisë.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë