E diel, 8 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Nuk përjashtohet hetimi i Llallës

Ndërprerja e vetingut nuk përkthehet ne mbyllje te çështjes per ish-prokurorin e përgjithshëm Adriatik Llalla. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk mohon qe gjate procesit te rivlerësimit te jene gjetur prova dhe fakte se ish numri 1 i organit te akuzës ka shkelur ligjin. Vizion Plus pyeti komisionin e vetingut se cfare ndodh me dokumentet e grumbulluara gjate procesit te rivlerësimit per ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla dhe nëse jane gjetur prova per shkelje te ligjit a do t’i çohen ato prokurorisë.

 

Në lidhje me pyetjet e ngritura, ju informojmë se treshja e komisionerëve, me kryesues z. Roland Ilia, anëtare znj. Pamela Qirko dhe me relator z. Olsi Komici, do të zbatojë me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet ndaj subjektit Adriatik Llalla.

 

Reklamë

Te njëjtën përgjigje dha dy dite me pare edhe kryeprokurorja Arta Marku per paraardhësin e saj.

 

 Le te themi qe prokuroria ka marre përsipër pergjegjesite e veta qe i ngarkon ligji dhe kushtetuta per kete çështje. Me tepër une nuk mund te flas rreth kësaj çështje.

 

Ne 16 shkurt Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ndërpreu vetingun per ish-prokurorin e përgjithshëm Adriatik Llalla pas vendimit te tij per t’u tërhequr nga  sistemi i drejtësisë. Dhe tashme pritet te sqarohet cfare dokumentesh jane mbledhur nga trupa gjykuese gjate me shume se dy muajve qe Llalla iu nënshtrua procesit te rivlerësimit.

Më shumë video

Reklamë