E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Nuk ndalet protesta për burimin e ujit/ Banorët e Lumasit padi në SPAK kundër IKMT

Banorët e Lumasit protestuan këtë të hënë para bashkisë së Kuçovës.

 

Me pankarta në duar, ata kërkuan pezullimin e punimeve të projektit të ujësjellësit të Sinecit, me argumentin se është korruptiv dhe se po ndërtohet në një zonë të mbrojtur.

 

Reklamë

Po ashtu, banorët depozituan në spak edhe një kallëzim kundër kryeinspektorit të IKMT në Tiranë, Albert Zybeja pasi sipas tyre, po favorizon bashkinë dhe nuk po merr asnjë masë për mbrojtjen e territorit.

 

Kjo është e disata protestë, që banorët e fshatit Lumas zhvillojnë, ndërsa pak ditë më parë ata u futën dhe në grevë urie por e ndërprenë për shkak të problemeve shëndetësore që patën grevistët.

Vazhdo të lexosh

Reklamë