Ndonëse Shtetet e Bashkuara te Amerikës dhe Bashkimi Europian i kane bere thirrje te vazhdueshme Serbisë te ndale fushaten per heqjen e njohjeve te Kosovës, Beogradi nuk terhiqet.

Ministri i Punëve të Jashtme zhvilloi nje vizite ne Sierra Leone, nga ku pretendon se pas takimeve me kreun e shtetit dhe me ministren e jashtme ka arritur te siguroje heqjen e njohjes se Kosoves. Madje Ivica Dacic ka paraqitur edhe nje dokument qe sipas tij vërteton tërheqjen e njohjes.

 

IVICA DACIC

 

MINISTER I JASHTEM I SERBISE

 

Me kënaqësi të veçantë mund të tregoj notën nga Ministria e Jashtme, në të cilën thuhet se Siera Leone e tërheq njohjen e Kosovës  si shtet të pavarur dhe do të respektojë rezultatet e dialogut, me ndërmjetësimin e BE-së dhe Organizatës se kombeve te bashkuara. Presidenti i Sierra Leones ka udhëzuar Ministrinë e Jashtme të rishqyrtojë qëndrimin e saj për njohjen e Kosovës

 

Sipas kryediplomatit serb, Sierra Leone është vendi i 18-të që tërheq tërheqjen e njohjes së Kosovës si shtet i pavarur.

 

Ne faqen zyrtare te presidentit te vendit afrikan Julius Maada Bio pasqyrohet takimi me Ivica Dacic, por nuk përmenden ne asnjë momente çështja e Kosovës.

 

Nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ende nuk ka ndonjë reagim nëse ky shtet vërtetë e ka tërhequr njohjen. Sierra Leone është ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës, pikërisht më 11 qershor të vitit 2008 duke u bere vendi i 43- te ne bote.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *