Subscribe

Lëkundjet e termetit jnuk kanë ndaluar as gjatë natës. Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka regjistruar të paktën 10 deri në orët e para të mëngjesit të së dielës.

 

I fundit është regjistruar në orën 03:56 minuta në Bulqizë dhe ka qenë me magnitudë 1.7 rihter thellësi 23 km. Magnituda e tërmeteve ka qenë e lehtë poshtë nën 2. 4 të shkallës rihter.

 

Pas tërmetit të fuqishëm që u shënua të shtunën pasdite, në afërsi të Bulqizës me magnitudë prej 5.1 rihter rreth në orën 17:38 janë dëmtuar mbi 60 banesa në Qarkun e Dibrës.

 

Ndërkohë kryesorja në këto raste është që të ruhet qetësia dhe të qëndrohet larg objekteve që mund të rrezikohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *