Palestinezët vazhdojnë protestat në kufirin mes Gazës e Izraelit, si pjesë e lëvizjes së “Marshit të Madh të Kthimit”, duke kërkuar rivendosjen në tokat e pushtuara nga izraelitët dhe mbrojtjen e kufirit.

 

Protestuesit kanë ndezur goma duke sfiduar izraelitët, pavarësisht se këta të fundit nuk ndryshojnë qëndrimin për Rripin Jugor të Gazës.

 

Mbi 500 palestinezë kanë mbetur të plagosur në përballjen me ushtarët izraelitë. Mediat raportojnë se shumica e njerëzve janë lënduar nga armët e zjarrit dhe gazit lotsjellës. Dhjetëra ambulance janë vendosur në rripin e Gazës për t’u ardhur në ndihmë te plagosurve.

 

Protestat kanë hyrë në javën e tretë. Ministria izraelite e Mbrojtjes, nënvizon se nuk do të lejojë në asnjë rrethanë dëmtimin e strukturës kufitare dhe ka paralajmëruar se të gjithë ata që do të përpiqen ta bëjnë këtë do të qëllohen.

Të paktën 34 palestinezë janë vrarë deri më tani nga përleshjet që kanë përfshirë gazën që prej 30 marsit, ndërsa më shumë se 2 mijë protestues janë plagosur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *