E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:35 Në vijim ora 01:35: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Nuk ndalen luftimet në Mariupol, përpjekje e re për evakuim

A Ukrainian serviceman looks on as evacuees cross a destroyed bridge as they flee the city of Irpin, northwest of Kyiv, on March 7, 2022. - Ukraine dismissed Moscow's offer to set up humanitarian corridors from several bombarded cities on Monday after it emerged some routes would lead refugees into Russia or Belarus. The Russian proposal of safe passage from Kharkiv, Kyiv, Mariupol and Sumy had come after terrified Ukrainian civilians came under fire in previous ceasefire attempts. (Photo by Dimitar DILKOFF / AFP)

 

Forcat ruse kanë rinisur sulmin e tyre në fabrikën e çelikut, Azovstal, në Mariupol, duke përdorur avionët për të sulmuar luftëtarët ukrainas që gjenden brenda kësaj fabrike. Vlerësohet se 2,000 ushtarë ukrainas dhe qindra civilë vazhdojnë të jenë brenda Azovstalit, teksa Kombet e Bashkuara thanë se kanë nisur përpjekjet e radhës për evakuimin e civilëve.

 

“Ne duhet të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që të mundemi që të nxjerrim njerëzit nga ky ferr”, tha sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

Reklamë

 

Ndërkaq, Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha më 6 maj se forcat ruse po sulmojnë përmes ajrit fabrikën e çelikut në Mariupolin e shkatërruar.

 

“Ka shumë të plagosur, por ata nuk do të dorëzohen! Ata po mbajnë pozicionet e tyre”- tha Zelensky të enjten në mbrëmje.

Mariupoli është shndërruar në gërmadhë pas sulmeve të vazhdueshme ruse. Ndërkaq, në fabrikën e Azovstalit, trupat ukrainase po bëjnë rezistencën e fundit kundër forcave ruse, teksa këta të fundit po tentojnë që ta marrin kontrollin e plotë të qytetit. Luftimet në Azovstal vijnë teksa Rusia vazhdon ofensivën e saj në rajonin lindor ukrainas të Donbasit, por nuk raportohet se ka bërë ndonjë përparim të madh, pasi forcat ukrainase kanë bllokuar disa lëvizje ruse dhe madje kanë rimarrë kontrollin e disa pjesëve të territoreve. Luftimet në fabrikën e çelikut në Mariupol vijnë në mes të spekulimeve se presidenti rus, Vladimir Putin, dëshiron një fitore në Ukrainë që do të mund ta përdorë gjatë 9 Majit, kur Rusia shënon Ditën e Fitores – përvjetorin e mposhtjes së Gjermanisë Naziste.

 

“Rinisja e përpjekjeve nga Rusia për të marrë Azovstalin dhe për të marrë plotësisht Mariupolin ka të ngjarë që është e lidhur me festimet për Ditën e Fitores dhe për dëshirën e Putinit që të ketë një sukses simbolik në Ukrainë. Këto përpjekje kanë kosto për Rusinë, si në aspektin e personelit, pajisjeve dhe municioneve. Rezistenca ukrainase vazhdon në Azovstal, humbjet ruse vazhdojnë të rriten si dhe frustrimi i tyre për planet operacionale në Donbas”, tha  Ministria e Mbrojtjes së Britanisë më 6 maj.

Humbja e Mariupolit do ta shkëpuste Ukrainën nga një port i rëndësishëm në Detin e Azovit. Po ashtu, do t’i jepte Rusisë mundësinë që të krijonte një korridor tokësor me Gadishullin e Krimesë. Ndërkaq, ukrainasit që gjenden në bunkerët në Azovstal, përmes videove dhe fotografive të postuara në rrjetet sociale, kanë kërkuar ndihmë nga komuniteti ndërkombëtar. Ushtarët “po vdesin në agoni nga mungesa e trajtimit të duhur”, tha kapiteni Sviatoslav Palamar, që është zëvendëskomandant i Batalionit Azov, që gjendet në Azovstal. Ai kërkoi ndihmë nga komuniteti ndërkombëtar për të evakuuar civilët dhe luftëtarët e plagosur. Kombet e Bashkuara njoftuan më 5 maj se do të kryejnë edhe një operacion për evakuimin e civilëve.

“Operacioni i tretë është duke u zhvilluar, por politika jonë është që të mos japim asnjë detaj para se të kryhet operacioni, me qëllim që të mos e dëmtojmë procesin”, tha Guterres. Ndërkaq, zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, tha se përpjekja për evakuim është paraparë të zhvillohet më 6 maj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë