Ervin Bushati nuk do të jetë në Kuvend pasi ka marrë një numër të pakët të votave nga qytetarët. Edhe pse renditej i treti në listën e socialistëve, Bushati nuk arriti të siguronte votat e duhura.
Në një reagim në rrjetet sociale, ai shprehet se ka punuar fort për objektivin e Partisë Socialiste dhe se gjëja më e rëndësishme është fitorja e PS-së.
“Të punojmë për PS. Unë si qytetar i Tiranes, i pari i kryesise se PS Tiranes, punova fort per objektivin e Partise Pocialiste: pastër fair dhe suksesshëm. PS Tiranë mori një numë rekord votash +19,042 më shumë se në vitin 2017, falë përpjekjes sonë të përbashkët në këto dy vite bashkë. Ne cilesine e Kryetarit te PS te tiranes ndjeja se kisha pergjegjegjesine per te gjithe perfaqsuesit e Partise Socialiste Tirane dhe u sigurova qe energjia jone te shkonte per te miren e madhe: #PS12 Falenderoj mbeshtetesit e mi per gjithe energjine dhe qytetarine e treguar dhe ndjese po perseri per mbeshtetesit e mi, edhe si i pari socialist i Tiranes per pritshmerite individuale: me e rëndesishme dhe më e bukur është FITORJA E MADHE E PS! Tani na pret nje punë edhe më e madhe!!! Kryetari PS Tiranë, Ervin Bushati.”





