E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Nuk mori asnjë mandat në Gjirokastër/ LSI bën lëvizjen e papritur 

Lëvizja Socialiste për Integrim nuk mori asnjë mandat në Qarkun e Gjirokastrës, në zgjedhjet e 25 prillit.

 

Por rezultati është kontestuar nga partia e Monika Kryemadhit, e cila i është drejtuar me një kërkesë Komisionit të Ankimimeve dhe Sansioneve për të shpallur të pavelfshme zgjedhjet në Dropull dhe të gjithë qarkun.

 

Reklamë

LSI e argumenton këtë lëvizje me vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve, që vendosi karantinë për qytetarët që vinin nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut, gjatë zgjedhjeve.

 

Sipas LSI, ky vendim pengoi emigrantët shqiptarë të ushtrojnë të drejtën e votës.

 

Më shumë video

Reklamë