Në Shqipëri janë instaluar 7 pajisje DPI (Deep Packet Inspection), të afta për të analizuar dhe kontrolluar në detaje informacionet që qarkullojnë në internet.
Këto pajisje, secila me një kosto mbi 100 mijë euro, janë futur në Shqipëri për të bllokuar rrjetin social Tik Tok. Megjithatë asnjë institucion shtetëror nuk figuron si blerës.
Eksperi i IT, Gent Progni, i ftuar në “Quo Vadis” në Vizion Plus, nën moderimin e Pranvera Borakajt, tha se nëse këto pajisje përdoren me vullnet të mirë mund të jenë pozitive për vendin. Ai gjithashtu theksoi se këto pajisje nuk mund të lexojnë mesazhet në asnjë në WhatsApp apo platforma të tjera.
Gent Progni: Çdo gjë jo transparente është shqetësim edhe mënyra se si bëhet, sidomos para zgjedhjeve është dhjetë fish shqetësim. Këtu ka pasur një ISP shpërndarës interneti që e ka pasur DPI të instaluar prej kohësh. Fakti që tani shteti pas dështimit për bllokimin e TikTok, kërkoi dhe gjeti që qenka një sistem Dpi që mund ta instalojë dhe ta bllokojë plotësisht, ngre pikëpyetje të mëdha. Nëse do kishte vullnet të mirë të përdorimit të Dpi sjell edhe gjëra pozitive për vendin tonë.
Dpi për sigurinë kibernetike ëhstë niveli më i lartë i mbrojtjes për popullatën. Evidentimi i viruseve që qarkullojnë, Dpi është shumë e saktë për gjetjen e personave përgjegjës. Dpi nuk lexon mesazhet e WhatsApp, Signal, Telegram. Nëse do të ishte aq e thjeshtë do ta kishin të gjithë shtetet e botës dhe do ishte bërë nami.





