E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

“Nuk ka përmbushur detyrat”/ Kurti shkarkon bordin e spitalit

Edhe pse u shkarkua me 2/3 e votave, qeveria në detyrë e Albin Kurtit ka shkarkuar bordin drejtues të shërbimit klinik universitar të Kosovës. Sipas tij, bordi nuk ka përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë e rëndësishme dhe ka dështuar në arritjen e objektivave, si dhe njoftoi emërimin e antarëve të rinj.

 

Në mbledhjen e qeverisë u vendosën edhe masa të reja për parandalimin e përhapjes së virusit.

 

Reklamë

Qytetarët nuk do të mund të qarkullojnë nga ora 17 deri në orën 6, me përjashtim të emergjencave.

 

Po ashtu farmacitë do të respektojnë orarin sipas vendimit të qeverisë.

 

“Ata që shkelin masat e përcaktuara me këtë vendim, do të ndëshkohen sipas dispozitave ligjore në fuqi”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë