Nga Ilmi Saliaj
Novrus Kuka, banues në Kurjan të Roskovecit, prej 30 vitesh meret me kultivimin e duhanit.
66-vjecari ka vijuar këtë traditë pandërprerje, pavarësisht sfidave të shumta me të cilat përballet.
Në 2009 ai kishte 9 ha sipërfaqe të mbjellë, ndërsa sot ka vetëm 2 ha.
Shkak kryesor mbetet mungesa e fuqisë punëtore dhe jo vetëm.
Ndërkohë nëntori është muaji i përgatitjes së duhanit për shitje.
“Prodhimi i sivjetshëm arrin në 3- 4 tonë, ndërsa çmimi i shitjes është 5-6 mijë lekë peër kilogramë sipas cilësisë. Problem mbeten punëtorët, nuk gjejmë punëtorë që të meren më kultivimin e duhanit”, tha fermeri.
Fermeri thotë se përgjatë gjithë viteve të kultivimit të duhanit, mbështetja e shtetit ka munguar totalisht duke bërë që kjo kulturë të jetë tërësisht një iniciativë private.
Roskoveci është një zonë e njohur per kultivimin e duhanit.
Sipërfaqja e mbjellë me duhan në njësinë administrative Kurjan, para ndërrimit të sistemit arrinte në 200 ha.
Prodhimi shkonte deri në 3 mijë kuintal në vit me një cilësi maksimale dhe i gjithi dërgohej për eksport.
Ndonëse interesi nga fermerët e zonës nuk ka munguar, ata ndihen të pasigurt të investojnë në këtë fushë, pasi mbështetje nuk ka, ndërsa luhatjet e çmimeve bëjnë që fitimet të mos jenë të garantura./vizionplus.tv





