Ish deputeti i Bindjes Demorkatike, Andi Permeti ka reaguar pas deklaratës së kreut të PD, Lulzim Basha i cili tha se nuk do të ketë kurrë mbledhje të Kuvendit Kombëtar të PD për të analizuar vendimet e SHBA.

Përmeti ka listuar një sërë zotimesh publike të Bashës në tetë vite ndërsa thekson se sa herë Basha zotohet publikisht, ndodh e kundërta.
Në postimin e tij në rrjetet sociale, Përmeti shkruan se mbas zotimit të fundit të ngelet vetëm urimi: Punime të mbara Kuvendit Kombëtar të PD.

Postimi i plotë i Permetit:

Punime te mbara Kuvendit Kombetar te PD.
Basha sot paska deklaruar qe nuk do te lejoje Kuvendin Kombetar te PD. Ne 8 vite kane qene te shumta zotimet publike te Bashes ndermjet te cilave me te njohurat:
2015- Nuk ka reforme territoriale pa pjesemarrjen e PD.
2017- Nuk ka zgjedhje me Edi Ramen kryeminister.
2017- Cdo demokrat te jete i sigurt qe bashkepunim me LSI sdo te kete kurre.
2017- Fatmir Xhafa behet minister vetem po kaloi mbi trupin tim.
2018- Tra ne rrugen e kombit sdo kete kurre.
2019- Edi Rama nuk eshte me kryeministri i shqiptareve.
2019- Zgjedhje bashkiake pa PD ska per te patur kurre.
2019- Asnje shtepi ne Unaze te madhe nuk preket. Do mbrohen me trupat tane.
2020- Duhet te kaloni mbi trupat tane qe te prishni Teatrin Kombetar.
Sot erdhi zotimi me i fundit: Kuvend te Partise Demokratike nuk ka per te patur.
Sa here qe Basha zotohet publikisht per dicka ndodh e kunderta e zotimit te tij. Tashme mbas zotimit te tij te fundit na ngelet vetem te urojme: Punime te mbara Kuvendit Kombetar te PD.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *