Subscribe

Aplikimi i teknologjise ne zgjedhje ka bllokuar konsensusin per reformen zgjedhore.

Pas 3 ore debatesh mazhoranca dhe opozita nuk kane arritur asnje kompromis, pasi qendrimet e te dy paleve jane krejtesisht te kunderta; opozita kerkon zbatimin e identifikimit biometrik te zgjedhesve ne te gjithe vendin, Partia Socialiste kerkon aplikimin e pjesshem duke iu referuar edhe rekomandimeve te ODHIR.

OERD BYLYKBASHI

NEGOCIATOR, PD

Sot Këshilli Politik vazhdoi diskutimin për çështjen e rëndësishme që dje shkaktoi debatin e fortë midis palëve në këshill, refuzimin e Partisë Socialiste për të futur verifikimin biometrik të zgjedhësve në çdo qendër votimi të Shqipërisë me qëllimin e vetëm për të bllokuar mbushjen e kutive në mënyrë të paligjshme ditën e votimit. Pa u siguruar kjo, çdo numërim do të ishte numërim i pavërtetë, do të ishte numërim i votave të falsifikuara, çdo rezultat zgjedhor i shpallur do të ishte rezultat i manipuluar.

Opozita e lidh aplikimin e teknologjise me depolizitimin e komisioneve zgjedhore, dhe si pasoje palet nuk kane gjetur konsensus as per perberjen e komisioneve.

OERD BYLYKBASHI

Nëse Partia Socialiste do të reflektojë dhe do të heqë dorë nga taktikat zvarritëse duke pretenduar vetëm zgjidhje të pjesshme të identifikimit të zgjedhësve në mënyrë biometrike në qendër të votimit dhe duke lënë hapësirë që në një numër qendrash votimit të manipulohet rezultati. Pra vetëm duke reflektuar për këtë çështje dhe gjetjen e një kompromisi mbi këtë i hapet rruga kompromiseve të tjera dhe mundësisë për të gjetur zgjidhje për çështje të tjera të rëndësishme për të cilat ne jemi gati të ecim me dakordësi, që janë shumë të rëndësishme, siç është KZQ-ja apo çështje të tjera të rëndësishme të procesit zgjedhor.

Nderkaq Partia Demokratike eshte terhequr nga propozimi i saj qe gjyqtaret e Kolegjit Zgjedhor te mos e kene kaluar vetingun.

Opozita ka sjelle nje propozim te ri duke kerkuar qe rolin e Kolegjit ta luaje gjykata kushtetuese, e cila te jete trupa pergjegjese per shqyrtimin e ankesave elektorale, por mazhoranca ka kerkuar kohe para se te vendose per kete qasje te re.

Ende nuk eshte vendosur se kur do te mblidhet serish Keshilli Politik, por ngerci i krijuar me teknologjine duket se ka vene ne rrezik perfundimin me konsensus te reformes deri diten e diele.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *