Subscribe

Megjithe thellimin e krizes se emigranteve, autoritetet shqiptare ndonëse kanë paralajmëruar masa shtesë, ende nuk e kanë marrë një vendim zyrtar për ngritje të qendrave te reja akomoduese. Prefekti i Korçës, Dhori Spirollari pohon se i vetmi vend akomodimi per emigrantet nga Lindja mbetet ai i stacionit te policise ne piken kufitare te Kapshticës.

 

Sipas prefektit, ngritja e qendrave te strehimit ne vendin tone mund te behet vetem pas nje marreveshjeje me shtetet e BE pasi emigrantet sirianë e perdorin Shqiperine si vend tranzit.

 

Ideja e nrgitjes se qendrave te pritjes se refugjatëve në ish-repartet ushtarake të juglindjes qarkulloi edhe dy vjet me pare, por ky plan nuk u zbatua asnjehere.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *