Sociale
Nuk ka abone për gushtin/ Operatorët: Subvencionim naftës, ose rritje e çmimit të biletës

Shoqata kombëtare e transportit qytetas ka paralajmëruar se nuk do të hedhë në treg abonetë për muajin gusht, për qytetarët. Shkak për vendimin, sipas operatorëve, është bërë gjendja e vështirë financiare.
Përfundimi i subvencionimit tremujor nga qeveria, për çmimin e karburantit, e ka kthyer situatën e tyre financiare njësoj si në muajin mars, me kosto të shtuara ndjeshëm.
Reklamë
Operatorët i kërkojnë bashkisë së tiranës vijimin e mbështetjes financiare për naftën ose rritjen e çmimit të biletës.
Në letër thuhet se nëse autoritetet nuk reagojnë, atëherë qytetarët rrezikojnë të mbeten pa shërbim.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




