Subscribe

Komisioni i Pavarur I Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra këtë të martë gjyqtarin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës, Neritan Cena.

Cena ka përfunduar studimet e Magjistraturës në vitin 2005 dhe është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Kurbinit. Në 2006, ai u emërua në Gjykatën e Vlorës, ndërsa prej vitit 2010 ushtron funksionin në Gjykatën e Tiranës. Cena ka qenë gjithashtu anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Në vitin 2016, gjyqtari Cena deklaron si shtesa pasurie blerjen e një shtëpie banimi në Gjermani me vlerë 48.500 euro dhe të një apartamenti në Tiranë me vlerë 5.4 milionë lekë. Si burim të ardhurash për këto asete, ai deklaron huatë e marra nga familjarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *