Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi takoi këtë të enjte banorët e prekur nga tërmeti në Durrës. Teksa dëgjoi shqetësimet e qytetarëve, Kryemadhi tha se nuk mund të premtojë rregullimin e shtëpive.

 

“Nuk ju premtojmë se do ju rregullojmë shtëpitë sepse nuk kam gjë në dorë unë, s’jam as pjesë e qeverisë, as e bashkisë. Ai thotë unë do ta shemb shtëpinë dhe ik. Po nëse ti nuk bën një kontratë, të jesh i bindur që nesër a pasnesër nuk do të kesh asgjë në dorë. Ju durrsakët e keni respektu shumë këtë qeveri. Unë sa kam mundësi me ndihmu, do të ndihmoj.”

Ajo pranoi se është edhe vetë fajtore për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria.

 

“Edhe ne kemi përgjegjësinë tonë. Kam edhe unë faj, që nuk kam folur, që kam mbyllur sytë, që kam kthyer sytë mënjanë. Si është më e mira, të vij të të takoj ty apo të dal tek foltorja e partisë.”

Banorët u ankuan se nuk ka shkuar asnjë qeveritar për t’i dëgjuar dhe për t’u dhënë zgjidhje për problemin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *