Presidenti Ilir Meta ju përgjigj publikisht kryeministrit Edi Rama për akuzat e këtij të fundit se ka nxitur protestat e qytetarëve për Klodian Rashën.
Në një konferencë për mediat, Meta tha se nuk është as palaço dhe as tinëzar dhe i kujtoi mazhorancës manifestimin e 2 marsit.
Ai paralajmëroi se mund të organizojë edhe një tubim të fundit, për t’i dhënë fund, sipas tij, regjimit ku shtypen të drejtat e njeriut.
“Qytetarët e Shqipërisë e dinë shumë mirë që nuk kanë në krye të shtetit një president tinëzar dhe as palaço. Kanë një president që kur e thotë një fjalë, e çon deri në fund. Ka bërë një manifestim me mimoza, model. I ka bërë vetëm nëj thrirje popullit dhe populli ka qenë aty. Dhe nuk merret me inskenime. Të jeni të sigurt që nëse do të ketë edhe një manifestim tjetër nga presidenti, do të ketë një dhe vetëm një, dhe do të jetë publik dhe do të jetë edhe manifestimi i fundit kundër dhunës për t’i dhënë fund regjimit të dhunës kundër të drejtave të qytetarëve.”





