Subscribe

Fatbardh Kadilli nuk do të heqë dorë nga projekti për të ringritur Partinë Demokratike.

 

Ai tha para gazetarëve këtë të hënë se nuk do të largohet nga PD-ja, ndërsa zbuloi se nuk ka plane për të krijuar një parti të re.

 

“Manifesti politik për ringritjen e PD është sot projekti i vetëm konkret dhe gjithëpërfshirës që demokratët kanë përpara. Me këtë Manifest PD mund të ringrihet dhe të rritet, të bëhet e pastër, ftuese dhe fituese. Unë nuk iki. Nuk dorëzohem. Nuk krijoj parti të re. Unë do të vijoj me këmbëngulje të shpalos para gjithë anëtarësisë këtë Manifest. Këtë projekt ringritje. Vetëm kështu demokratët do të mund të kenë një parti të tyre dhe jo të kryetarit, qytetarët do të kenë një parti të tyre, jo vetëm të demokratëve. Vetëm kështu politika bëhet frymëzim për qytetarin, bëhet e vërtetë dhe mund të sjellë ndryshimin.”

 

 

Gara për kryetar në PD u fitua nga Lulzim Basha, i cili mori mandatin e tretë radhazi, përballë Agron Shehajt, Fatbardh Kadillit dhe Edith Harxhit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *