Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
14 July 2025
Vizion fokus

Vendet e Ballkanit mbështesin anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Koreja e Jugut: Veriu ka furnizuar Rusinë me 12...

Merz: Tarifat e paralajmëruara nga Trump rrezikojnë thellësisht ekonominë...

“Patos-Marinza, një pallat me 48 kate naftë”

Skema e mashtrimit, drejtuesit e “Bankers” me pagë 1...

Kujdes, jeni në verifikim për kontratën e energjisë

Nga 21 korriku nis skemë lehtësuese e pagesës së...

VIDEO/ Alarm në aeroportin e Southend në Angli, avioni...

Shefi i NATO-s nesër në SHBA, pritet takim me...

Ursula von der Leyen për tarifat e Trump: Duam...

Nuk ia dolën! Fund tragjik për fëmijët që u nxorrën nga lumi nga Ledian Goga, prindërit dhurojnë organet

13 Qershor 14:09

Dy fëmijët që ranë në lumin Arachthos në Arta të mërkurën, 11 qershor kanë pësuar vdekje klinike.

Prindërit e Spyrosit 14-vjeçar, i cili ra në lumë për të shpëtuar shokun e tij që po mbytej, dhe 12-vjeçarit kanë vendosur të dhurojnë organet, shkruan protothema.gr. 

Lexo edhe :

Related Posts

U fut në lumë për të shpëtuar 2 fëmijët grek, shqiptari: Nuk e bëra për nënshtetësinë! Do i bëj tatuazh në zemër
“Heroi i ditës”, shqiptari që sfidoi vdekjen, u hodh në ujë dhe shpëtoi nga mbytja dy fëmijë në Greqi: Bëra atë që do bënte çdo baba

Në vendin ku u mbytën nxënësit, miqtë e tyre po lënë lule, ndërsa atje u gjet edhe emigranti shqiptar Ledian Goga që u zhyt në ujë për të nxjerrë fëmijët.

“Do t’ju kujtojmë përgjithmonë, ikët si heronj”, thuhet në shënimin e lënë nga miqtë e fëmijëve në vendin e tragjedisë.

Dy fëmijët qëndruan nën ujë për 20 minuta deri në momentin që u nxorrën nga Goga.

Ata u transferuan menjëherë në spitalin e Rios ku u trajtuan në kujdesin intensiv në gjendje kritike.

Përafërsisht dy ditë pas aksidentit tragjik dhe pavarësisht përpjekjeve të mëdha të mjekëve, fëmijët kanë pësuar vdekje klinike.

Kronika e tragjedisë në Arachthos

E gjitha ndodhi mesditën e së mërkurës kur një grup prej katër fëmijësh shkuan në lumin Arachthos për të notuar.

Sipas informacioneve, 12-vjeçari u zhyt i pari dhe 14-vjeçari, duke parë se shoku i tij po mbytej, vendosi ta ndihmonte.

14-vjeçari Spyros, në përpjekje për të shpëtuar shokun e tij, goditi kokën, duke bërë që të dy fëmijët të fundoseshin në ujë.

Dy fëmijët e tjerë vrapuan për të kërkuar ndihmë dhe Ledian Goga nxitoi në vendngjarje, i cili pa menduar dy herë u zhyt në lumin Arachthos për të nxjerrë fëmijët.

Duke folur për protothema.gr, ai kishte përshkruar se si arriti t’i nxirrte fëmijët nga lumi.

“Isha në kafene. Një fëmijë erdhi me motoçikletë dhe bërtiti ‘ndihmë, dy fëmijë po mbyten në lumë!’ Pa menduar dy herë, vrapova. Hipa në makinë dhe shkova në vendngjarje. Kalova nëpër kallamishte, kontrollova, nuk pashë asgjë. Hipa në një varkë me disa të tjerë. U zhyta një here, asgjë. Herën e dytë mora frymë thellë, u zhyta më thellë, rreth tetë metra. Atje e pashë. Fëmija ishte shtrirë, i palëvizshëm, me një fytyrë të nxirë, krahë dhe këmbë të hapura. Dhe pastaj dëgjova se kishin parë të dytin. U zhyta përsëri, dy dhe tre herë. E gjeta. Ishte me shpinë në fund. Kur e nxora lart, po i rridhte gjak nga hunda dhe goja. U frikësova.”

“Njëri ishte afërsisht në moshën e vajzës sime. Nuk më intereson kush janë, çfarë race, çfarë feje. Jam i huaj, por jam njeri. “Bëra atë që do të bënte çdo baba. Mendoj vetëm për fëmijët”, tha ai.

Posted Under:
Kryesoret Rajoni
Tagged:
Greqi levian goga

Nga e njëjta kategori

“Patos-Marinza, një pallat me 48 kate naftë”

më shumë...

Nga 21 korriku nis skemë lehtësuese e pagesës së energjisë

më shumë...

Pas afatit dyjavor, Rama thërret nesër në mbledhje deputetët dhe drejtorët e bashkisë Tiranë, çfarë do të diskutohet

më shumë...

“Kuvendi i Thethit”, banorët këmbëkryq pranë kishës, diskutojnë përballjen me shtetin pas prishjes së ndërtimeve

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:26

Kur është koha ideale për të pirë...

10:05

Vendet e Ballkanit mbështesin anëtarësimin e Ukrainës...

9:26

Koreja e Jugut: Veriu ka furnizuar Rusinë...

8:55

Merz: Tarifat e paralajmëruara nga Trump rrezikojnë...

8:49

“Patos-Marinza, një pallat me 48 kate naftë”

8:26

Skema e mashtrimit, drejtuesit e “Bankers” me...

8:06

Kujdes, jeni në verifikim për kontratën e...

7:55

Nga 21 korriku nis skemë lehtësuese e...

7:44

Zjarr në fshatin Drenovë, era e fortë...

7:32

VIDEO/ Alarm në aeroportin e Southend në...

7:06

Zbuloni katër shenjat e horoskopit që do...

6:07

Vijon aksioni i lirimit të hapësirave, Policia...

5:57

Kurti takon zyrtarin e DASH: SHBA-të mbeten...

5:36

Zjarr masiv në kodrat e Karinës, flakët...

5:31

Makinat përplasen “kokë më kokë” në rrugën...

5:19

Interes për vendvarrimet prehistorike, arkeologët e huaj...

4:57

Shefi i NATO-s nesër në SHBA, pritet...

4:38

Ursula von der Leyen për tarifat e...

4:31

Pas afatit dyjavor, Rama thërret nesër në...

4:15

Sulm ajror izraelit në Gazë, humbin jetën...

Më të klikuarat

  • Gjendet i pajetë në një dhomë hoteli në Golem ish-ambasdori...
  • Arratisje spektakolare në Francë, 20-vjeçari del nga burgu i...
  • “Kuvendi i Thethit”, banorët këmbëkryq pranë kis...
  • Skema e mashtrimit, drejtuesit e “Bankers” me pagë 1 milion...
  • Sulm me armë zjarri në Tiranë, arrestohet autori dhe i plago...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.
Website Design Company in BangladeshHigh Risk Solutions Merchant Account Services