Subscribe

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, ka hedhur poshtë zërat se ka një keqllogaritje të pagave, nga ana e institucionit që ajo drejton.

 

Edhe pse rritja e rrogave u shty me një muaj, ministrja sqaroi se çdo llogaritje do të jetë individuale për çdo të punësuar, pasi do të vlerësohet vjetërsia dhe klasifikimi i pagës.

 

Ndërsa njoftoi se me pagën e radhës, do të merret shtesa e miratuar.

 

Duke qënë se kjo reformë nuk është e lehtë, ne deshëm pak më shumë kohë për të nxjerrë një udhëzim të qartë për mënyrën e përllogaritjes. Dua të them se nuk ka asnjë ndryshim në koefiçentin e miratuar më herët nga qevria dhe nuk ka asnjë ndryshim në afatet e miratuara. Në pagën e radhës administrata do të marrë shtesat e miratuara për muajin Prill dhe Maj dhe më pas me buxhetin e vitit 2024 do të marrë dhe shtesën e dytë, që është pjesë e reformës.

 

Në mbledhjen e qeverisë u morën edhe dy masa mbrojtëse për bizneset eksportuese. Teksa zhvlerësimi i euros nuk po njeh ndalje, qeveria ka ngrirë pagesën e tatim-fitimit nga këto biznese deri në mars të 2024.

 

Pjesë e masave është edhe rimbursimi i TVSH-së në një afat më të shkurtër se 30 ditë.

 

“Bizneset eksportuese nuk do të parapaguajnë tatimin mbi fitimin deri në Mars të vitit 2024, kohë kur mbyllen bilancet e vitit paraardhës. Kjo është një masë e miratuar sot nga qeveria dhe I vjen në ndihmë biznesve për të patur më shumë likuiditet në aktivitetin e tyre. Paralelisht ne do të ndryshojmë dhe një udhëzimin, për të reduktuar më tej rimbursimin e TVSH nga 30 ditë në një kohë edhe më të shkurtër”, sqaroi Ibrahimaj.

 

Pas 14 muajsh funksionim të bordit të transparencës së çmimeve në fushën e karburanteve, qeveria vendosi ta shfuqizojë atë, duke e lënë tregun të lirë në përcaktimin e çmimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *