Ka nisur protesta e qytetarëve para Ministrisë së Brendshme pas ngjarjes tragjike të dy ditëve më parë në plazhin e Potamit në Himarë, ku 7-vjeçarja Jonada Avdia u përplas për vdekje nga skafi i drejtuar nga ish-oficeri Arjan Tase.

 

Nën moton “Nuk e vrau varka, por shteti” qytetarët kanë akuzuar ministritë përkatëse si përgjegjës për ngjarjen, ku edhe kanë kërkuar dorëheqjen e disa prej zyrtarëve të lartë.

 

Me pankarta në duar qytetarët kërkojnë drejtësi, por edhe masa më të forta që ngjarje të tilla të mos ndodhin më.

 

Një qytetar teksa shprehu ngushëllime për familjen e 7 vjeçares, u shpreh se në 30 vite  në Shqipëri janë bërë vetëm hapa mbrapa.

 

 

“Dua të shpreh ngushëllime për ata prindër që humbën fëmijën e tyre. 30 vjet kemi bërë vetëm hapa mbrapa, ndjehemi një përqindje e madhe do vetëm të emigrojë dhe ata që kanë mbetur thonë që është më mirë koha e komunizmin, më vjen keq ta them”, tha qytetarja.

 

Një tjetër qytetar, shprehet se policia që duhet t’i mbrojë, ajo poi  vret

 

“Ai që duhet të na mbroj ai na vret.

Nuk është rasti i parë që përsëritet e njëjta ngjarje. Jam këtu sot e shkakruar komplet politikisht. Nuk ndjehem e sigurtë. Kshuqë duhet të merren masa. Për të ardhmen e fëmijës tim. Nëse sot do të kisha zgjedhur jugun për të pushuar unë kam zgjedhur Turqinë”, tha qytetari.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *