E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Nuk e kishte të gjatë, Era Istrefi i jep fund lidhjes me futbollistin shqiptar

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi si dhe futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani zyrtarizuan lidhjen e dashurisë rreth një vitë më parë.

Por duket se kjo lidhje nuk e kishte të gjatë. Këngëtarja dhe futbollisti kanë hequr njëri-tjetrin nga Instagrami si dhe kanë fshirë fotografitë e përbashkëta në rrjetet sociale.

Nga ana tjetër, një burim i afërt pranë çiftit ka deklaruar se Era dhe Amiri nuk janë bashkë dhe se marrëdhënia e tyre ka rreth dy muaj që ka marrë fund.

Reklamë

Deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga ana e dyshes në lidhje me spekulimet që kanë nisur të qarkullojnë prej disa ditësh në median online.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë