E mërkurë, 7 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 35 sekonda më parë
Video · Vendi

“Nuk do t’i njohim kurrë zgjedhjet”, Berisha: 11 maji ishte farsë, shqiptarët të ngrihen për votën e lirë

Partia Demokratike nuk do t’i njohë zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Dy javë para se të mblidhet Parlamenti i ri, kryetari i PD-së, Sali Berisha, gjatë një konference me gazetarët, përsëriti se 11 maji ishte farsë elektorale, duke hequr paralele mes zgjedhjeve parlamentare dhe procesit elektoral të vitit 1946, pas të cilit në Shqipëri u vendos diktatura komuniste.

“Po afrohet momenti kur PD do marrë vendimet përkatëse. Një gjë është e sigurtë, se PD këto zgjedhje nuk do i njohë kurrë. Të njohësh këto zgjedhje do të thotë të bëhesh bashkëautor në krim, krimi më i madh elektoral në histori që pas vitit 146, që patën një fat të ngjashëm, që ishte diktaturë. Shqiptarëve u përket të ngrihen për rikthimin e votës së lirë”, tha Berisha.

Reklamë

Megjithatë, Partia Demokratike do të shkojë në Parlament dhe do të shfrytëzojë sallën e Kuvendit për të denoncuar problemet në zgjedhje. Berisha lajmëroi se opozita, në fillim të legjislaturës, do të kërkojë edhe ngritjen e një komisioni të posaçëm për hetimin e 11 majit, pasi, sipas tij, SPAK nuk bëri asgjë në këtë drejtim.

“Padiskutim që do të ketë Komision Hetimor për zgjedhjet në Parlament. Altin Troplini nuk heton dot krimin elektoral, është peng i Edi Ramës”, tha kreu i PD.

Gjatë konferencës me gazetarët, Berisha denoncoi sistemin e patronazhistëve në qarkun e Fierit, duke pretenduar se rreth 430 punonjës të administratës publike janë përdorur nga PS si patronazhistë në zgjedhjet e 11 majit./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë