E premte, 9 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Nuk do të jenë në stadium, ‘Tifozat Kuq e Zi’ zbulojnë ku do të ndjekin ndeshjen Shqipëri – Serbi

Pak ditë më parë, grupimi i njohur i tifozëve shqiptarë, “Tifozat Kuq e Zi” (TKZ), bëri të ditur se nuk do të jenë të pranishëm në stadiumin “Arena Kombëtare”, në përballjen Shqipëri–Serbi më 7 qershor, për shkak të pakënaqësive të tyre ndaj mënyrës së ndarjes së biletave nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF).

FSHF kishte aplikuar një proces para-aplikimi për biletat, për shkak të kërkesës së lartë, duke lejuar vetëm një pjesë të aplikuesve të kalonin në fazën e blerjes. TKZ e kundërshtoi këtë sistem dhe vendosi të mos marrë pjesë në procesin e biletimit.

Reklamë

Megjithatë, pavarësisht mungesës në stadium, “Tifozat Kuq e Zi” kanë bërë të ditur vendin ku do ta ndjekin ndeshjen. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ata njoftuan se do të mblidhen pranë Lulishte “Vëllezërit Frashëri”, përballë Piramidës së Tiranës, ku do të vendosin një ekran gjigant për të ndjekur së bashku sfidën.

“Pavarësisht se nuk do të jemi në stadium, ne do të jemi aty pranë. Që nga ora 19:00 mblidhemi në lulishte përballë Piramidës, për të ndjekur ndeshjen në një atmosferë të jashtëzakonshme,” – thuhet në njoftimin e TKZ.

Reklamë

Ata shtojnë se për ta, më e rëndësishme se vendndodhja, është përkrahja për Kombëtaren, me mesazhin:

“Do të jemi aty për Kombin, duke kënduar të gjithë bashkë, në një ditë që shpresojmë të kthehet në festë.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë