Video · Kronikë
Nuk dakordësohen me ofertën e kompanisë, naftëtarët e Ballshit nisin grevën e urisë
Naftëtarët e Ballshit nuk kanë arritur një marrëveshje me kompaninë private.
Sikundër paralajmëruan mëngjesin e kësaj të hëne, ata do të futen në grevë urie, duke iu bashkuar kështu punonjësve të nënsatcionit eletrik dhe pompimit të ujit në Poçem. Këta të fundit ndodhen në ditën e pestë të grevës.
Reklamë
Kompania private i kishte ofruar punëtorëve kontratë të re në muajin mars, pa njohur pagat e prapambetura, por naftëtarët nuk janë dakordësuar.
Punëtorët e kanë nisur grevën e urisë në mjediset e qendrës shëndetësore që ndodhet pranë uzinës.
Më shumë video
Reklamë




