Subscribe

Një nudo melankolike. Kjo është shija e parë e ndërsa rrugëton në ekspozitën më të re që çel dyert në kryeqytet. Por nuk është vetëm skulptura e parë kështu. Në një nga dhomat e galerisë, femra është mbërthyer nga e njëjta zhveshje artistike.

 

Për autorin Arben Bajo, këto skulptura sot janë më pak tronditëse se dikur, në fund të viteve ’80, kur edhe ekspozoi për herë të parë një nudo që nuk u kuptua artistikisht nga publiku i asaj kohe.

 

Materiali i përdorur është një rikthim te antikiteti, që sipas artistit i bën këto skulptura shumë ndryshe nga ato të bronzit që jemi mësuar të shohim.

 

Ekspozita e 9-të e Bajos nuk përfshin vetëm veprat, por të gjithë procesin e krijimit, që nga kallupët e skulpturave, punimi në dyll e deri tek forma përfundimtare.

 

Ekspozita do te qëndroje e hapur ne galerinë FAB per dy jave.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *