E diel, 8 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Novela e Cara Delevingne, modelja publikon foton e parë

Në fillim modele, më pas aktore, ndërsa tani shkrimtare! Nuk ka asgjë që Cara Delevingne nuk di ta bëjë. Ajo së fundmi ka shkruar novelën e saj të parë. Lajmin e bujshëm dhe tërësisht të papritur, që për hir të së vërtetës vjen si rrufe në qiell të hapur, bukuroshja 24-vjeçare e ka bërë publik nëpërmjet Instagramit.

 

 

Supermodelja amerikane i la të gjithë pa fjalë kur nxorri një foto të dorëshkrimit të novelës së saj, në atë që duket se ishte kopja e parë e printuar. Nën titullin “Mirror, Mirror” (pasqyrë, pasqyrë), gjëja e parë që të vjen ndërmend është monologu i mbretëreshës së ligë përpara pasqyrës në përrallën ikonike “Borëbardha”. Vetë Cara thotë se dëshiron t’u flasë të gjithëve për këtë periudhë të jetës, të mbushur me zbulimin e vetes, miqësi, dhimbje, triumf, si dhe të qenit një adoleshent. Me pak fjalë sipas saj, eksperiencat që i japin formë çdo njeriu.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë