Subscribe

Është ulur ndjeshëm numri i shqiptarëve që udhëtojnë nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës drejt shtetit grek.

Fluksi i udhëtarëve, i cili arriti deri në 4 km radhë nuk është më. Kjo falë punës intensive të palës shqipëtare, por edhe asaj greke të cilat kanë punuar me 6 sportele pala jonë dhe 4 pala greke.

Prej dy ditësh në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës u krijuan radhë të gjata mjetesh dhe udhëtarësh të cilët kanë pritur mbi 5 orë në tokën shqiptare, varg kilometrik që kalonte edhe fshatin e Kapshticës.

Ajo çfarë bëhet e ditur nga burime pranë pikës doganore është se një pjesë e qytetarëve janë këthyer mbrapa për arsye të mosplotësimit të dokumentacionit online në portalin e vendosur pikërisht për kalimin e shtetasve shqiptarë drejt territorit grek.

Shkak i radhëve dhe i pritjeve të gjata është vendimi i qeverisë greke për karantinimin e detyruar 1 javor si dhe testi i COVID-19 pas datës 16 gusht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *