Subscribe

Pavarësisht se inflacioni sipas INSTAT ka rënë ndjeshëm, duke ju afruar objektivit prej 3% të Bankës së Shqipërisë, norma bazë e interesit për lekun, që sot është 3%, nuk do të ulet.

 

Erald Themeli, Drejtor i Departamentit të Politikës Monetare në Bankën Qendrore, shpjegon se norma e interesit prej 0.5% që kishim para luftës ishte shumë e ulët për ekonominë shqiptare dhe tek ajo mund të rikthehemi vetëm në rastin e një recesioni ekonomik.

 

ERALD THEMELI

 

DREJTOR, DEPARTAMENTI I POLITIKES MONETARE

 

“Normalizimi i politikës monetare ka filluar të ndikojë edhe në rënien e inflacionit. Ne kemi ofruar për ekonominë shqiptare një platformë të besueshme për kthimin e inflacionit në objektiv. Ky reduktim i inflacionit është bërë me kosto minimale mbi ritmin e rritjes ekonomike. Ne presim që inflacioni të vijojë të reduktohet në muajt në vijim dhe të rikthehet në objektiv në mesin e 2024. E liodhur me këtë është fakti që vendimmarrja jonë për normalizimin e qëndrimit të politikës monetare ka dhënë një efekt, ka gjeneruar një ambient monetar dhe financvar të përshtatshëm.”

 

Duke komentuar edhe dinamikat e tregut valutor, sipas Bankës së Shqipërisë, nëse sot nuk do të kishim këtë forcim të lekut përballë euros, norma bazë e interesit për lekun do të ishte më e lartë, çka do të thotë se këstet e kredive do të kushtonin edhe më shtrenjtë.

 

ERALD THEMELI

 

DREJTOR, DEPARTAMENTI I POLITIKES MONETARE

 

“Kemi mbajtur parasysh faktin që kursi I këbmimit të lekut nsdaj euros është forcuar. Ky kurs ka ndihmuar në kontrollin e inflacionit dhe në kontrollin e shpejtësisë me të cilën ne kemi ndërhyrë. Nëse nuk do të kishim këtë kurs të fortë këmbimi, ne do të kishim një nivel tjetër më të lartë të normës bazë të interesit dhe kushte më të shtrënguara financimi për të gjithë agjentët e sektorit privat.”

 

Gjatë këtij viti, Banka Qendrore pret që rritja ekonomike të vijojë, edhe pse me ritme më të ngadalta se një vit më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *