E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 59 minuta më parë
Politikë

Noka: Topalli dhe Patozi po i shërbejnë Rilindjes dhe Edi Ramës

Ish-deputeti i PD, Flamur Noka akuzoi Astrit Patozin dhe Jozefina Topallin se janë në shërbim të kryeministrit Edi Rama.

 

Në një intervistë për “Quo Vadis”, Noka deklaroi prerë se asnjë prej këtyre figurave që dalin prej opozitës dhe formojnë parti më vete nuk e dëmton PD.

 

“Unë do të doja që në gjirin e forcës tonë politike të ishin të gjithë kontributorë, gjithsecili ka zgjedhur rrugën e tij. Ata që kanë zgjedhur rrugën e tyre për t’u bashkangjitur Rilindjes, janë në punën e tyre. PD nuk e dëmton asnjë individ, kushdo qoftë, ish apo çfarëdo.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë