Arrestimi i efektivit Bajrakurti për ngacmim seksual ka shkaktuar debate te forta mes mazhoracës dhe opozitës edhe në komisionin parlamentar për sigurinë kombëtare.

 

 

FLAMUR NOKA  

DEPUTET I PD

 

“ Edhe rasti i Malesisë së Madhe nuk është rastësi , është fytyra e Lleshajt dhe Ramës, ngjarje si ajo fshihen dhe mbulohen”.

 

 

 

ERMONELA FELAJ

DEPUTETE E PS

 

“ Ne perversëve u tregojmë vendin, nuk jemi si ju. Ju aty e keni ende kryetarin e bashkisë Kamëz apo ish ministrin e njohur per mbertheckat që su arrestua kurrë por ja hodhi, ja u ndryshojm ne me ju ”.

 

 

Specialist i Policimit në Komunitet në Gruemirë të Malësisë së Madhe , Berhan Barrakurti u vu në pranga pas transmetimit ne media të nje videoje ku ai shfaqej duke kryer akte te turpshme.

 

Ndaj tij esht ngritur akuza “ ngacmim seksual ” ndonese nga verifikimet e sherbimit të ceshtjeve të brendshme dhe ankesave rezulton se nuk ka fakte apo rrethana, të cilat provojnë se ka patur një ankesë drejtuar në Polici nga ndonjë shtetase per rastin ne fjale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *