Subscribe

Sekretari i përgjithshëm i Rithemelimit, Flamur Noka, është thirrur në SPAK pas dy padive që ai ka bërë në emër të opozitës për krime zgjedhore. Padia e parë me 9 maj është bërë ndaj kryebashkiakes së Roskovecit, Majlinda Bufi, të cilën Noka e akuzon për ndërhyrje dhe shantazhim të administratës publike, ndërsa kallëzimi i dytë lidhet me aplikacionin `aktivisti`.

 


FLAMUR NOKA


DEPUTET I RITHEMELIMIT


Siç jeni në dijeni në këtë fushatë zgjedhore, Rilindja ka bërë një batërdi dhe në këtë aspekt ne kemi monitoruar dhe kemi paraqitur në SPAK një mori padish për këtë batërdi. Sot isha për të diskutuar në lidhje me dy çështje. Në lidhje me znj. Majlinda Bufi si kërcënuese, shantazhuese e qytetarëve për t’iu devijuar me dhunë votën dhe për të famshmen çështjes të aktivistit që po ashtu shantazhonte, kërcënonte dhe survejonte administratën. Këto të dyja janë krime të rënda zgjedhore dhe ne do t’i shkojmë deri në fund.

 

Noka tha para gazetarëve se për dy paditë, prokuroria e posaçme ka nisur tashmë hetimet.

 

FLAMUR NOKA


DEPUTET I RITHEMELIMIT


Të gjitha provat që disponojmë janë dorëzuar dhe çdo dokument që do të disponojmë do ta paraqesim. Hetim penal ka për çështjen e aktivistit dhe znj. Bufi. Vota me dhunë dhe me presion duhet të marrë fund, vota duhet të jetë e lirë. Regjim nuk mund të pranojë Shqipëria. Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe me standarde, ku vota të mos kthehet në mall tregu.

 

Nga ana tjetër, Noka akuzoi mazhorancën se ka përdorur pushtetin dhe korrupsionin për të fituar zgjedhjet.

 

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” në këto zgjedhje nuk kishte përballë vetëm Rilindjen, por shtetin me të gjitha mekanizmat, krimin, paratë e krimit e korrupsionit, kjo nuk përbën ndonjë risi.

 

Deputeti Flamur Noka u shpreh se çështjes së mbrojtjes së votës, do t’i shkohet deri në fund, pavarësisht kërcënimeve që sipas tij, vijnë nga pushteti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *